Rahoveci në zi për vdekjen e papritur të një 7-vjeçari
Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të papritur në Rahovec, duke tronditur komunitetin lokal. Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Familjarët tregojnë se djali kishte agjëruar gjatë Ramazanit. Megjithatë, shkaku i vdekjes mbetet i paqartë dhe pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjekësore.