Kërcënohet me jetë djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi
Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë ambienteve të MCN TV në Tiranë, ku pronari i televizionit, Endri Meksi, ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga disa persona të maskuar. Sipas dëshmisë së tij, tre persona të armatosur dhe me shkopinj bejsbolli kanë mbërritur në zonë me një automjet tip “Audi” të bardhë dhe kanë pasur sjellje kërcënuese ndaj tij.
Endri Meksi është djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi, i cili drejtoi qeverinë shqiptare në vitet 1992–1997. Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.