“Trump na mashtroi dhe nuk e mbajti premtimin”, zyrtari i lartë iranian bën paralajmërimin e fortë

5.

Irani ka paralajmëruar për një konflikt të gjatë me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk sheh mundësi për zgjidhje diplomatike. Deklarata u bë nga Kamal Kharazi gjatë një interviste për CNN.

Ai tha se përvoja e negociatave me administratën Trump ka krijuar mosbesim të thellë në Teheran dhe se Irani nuk beson më në premtimet e Uashingtonit.

Kharazi shtoi se strategjia e Iranit përfshin rritjen e presionit ekonomik në rajon, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë rëndë në ekonominë e vendeve të Gjirit.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim