3.
Teherani paralajmëron se është i përgatitur për një konflikt të zgjatur me Shtetet e Bashkuara. Kjo deklaratë është bërë nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme pranë Liderit Suprem të Iranit.
Në një intervistë për CNN, ai tha se nuk sheh hapësirë për diplomaci për shkak të mosbesimit që është krijuar pas negociatave me administratën e Donald Trump.
Sipas tij, Irani mund të përdorë presionin ekonomik në rajonin e Gjirit për të detyruar ndërhyrjen ndërkombëtare dhe për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit.