2.
Irani ka paralajmëruar për një përballje të gjatë me Shtetet e Bashkuara, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të sulmeve në rajonin e Gjirit. Deklarata u bë nga Kamal Kharazi, një nga këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme në Teheran.
Në një intervistë për CNN, ai u shpreh se aktualisht nuk ekziston hapësirë për diplomaci. Sipas tij, negociatat e mëparshme me administratën Trump kanë krijuar një nivel të lartë mosbesimi ndaj SHBA.
Kharazi shtoi se strategjia e Iranit synon rritjen e presionit ekonomik në rajon, me qëllim që vendet e tjera të ndërhyjnë për t’i dhënë fund konfliktit.