Të shtënat në vend/ Policia jep detajet: Drejtuesi automjetit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasagjeri nxori armën dhe qëlloi në ajër

5.

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në Shkodër gjatë një ndjekjeje policore. Sipas policisë, gjithçka ka nisur kur një automjet nuk i është bindur urdhrit për ndalim në lagjen “Guerrile”.

Drejtuesi i automjetit ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të mjetit.

Gjatë ndjekjes, pasagjeri dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim