4.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni policor në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile”.
Efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti për kontroll, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme.
Gjatë ndjekjes, pasagjeri në mjet dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Policia ka kapur drejtuesin e automjetit dhe vijon kërkimet për pasagjerin.