Të shtënat në vend/ Policia jep detajet: Drejtuesi automjetit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasagjeri nxori armën dhe qëlloi në ajër

3.

Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një operacion pas një incidenti me armë zjarri në lagjen “Guerrile”. Ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë nga shërbimet e policisë.

Sipas autoriteteve, një automjet me dy persona nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe u largua me shpejtësi. Për këtë arsye, efektivët i janë vënë në ndjekje mjetit.

Gjatë ndjekjes, pasagjeri dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim