2.
Një incident me të shtëna arme është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile”.
Sipas njoftimit zyrtar, efektivët e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekjes, pasagjeri në automjet dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Drejtuesi i mjetit është kapur nga policia, ndërsa vijon puna për kapjen e personit tjetër.