2.
Katër qytete kryesore të Izraelit janë vënë në shënjestër nga sulmet raketore të Iranit. Jerusalemi, Tel Avivi, Haifa dhe Beersheba janë goditur nga raketa që mbajnë municione thërrmuese, të cilat shpërndajnë shumë eksplozivë në një zonë të gjerë.
Sulmet janë intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Garda Revolucionare iraniane ka përdorur raketat e avancuara Khorramshahr 4. Këto raketa balistike kanë rreze deri në 2 mijë kilometra dhe mund të mbajnë një kokë shpërthyese shumë të fuqishme.
Ushtria izraelite ka dënuar përdorimin e këtyre armëve, duke theksuar se ato janë të ndaluara nga traktatet ndërkombëtare kur përdoren kundër zonave të banuara.