OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

5.

OSHEE Group ka njoftuar një skemë të re për pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Skema synon të lehtësojë qytetarët dhe bizneset që kanë borxhe të krijuara deri në fund të vitit 2024.

Sipas njoftimit, familjet në nevojë, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të paguajnë këste mujore që nisin nga 1,200 lekë.

Ndërkohë, klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë këste minimale prej 2,800 lekësh në muaj. Programi parashikon deri në 240 këste, duke u dhënë mundësi klientëve të shlyejnë detyrimet deri në 20 vite.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim