4.
Një skemë e re lehtësuese për pagesën e faturave të energjisë elektrike është vënë në zbatim nga OSHEE Group. Programi synon të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që kanë detyrime të prapambetura.
Skema përfshin të gjitha faturat e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 dhe lejon shlyerjen e tyre me këste afatgjata. Familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë mund të paguajnë këste duke nisur nga 1,200 lekë në muaj.
Për klientët e tjerë familjarë, kësti minimal mujor do të jetë 2,800 lekë. Detyrimet mund të shlyhen deri në 240 këste, që përkthehet në një periudhë deri në 20 vjet.