3.
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka nisur një skemë të re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Skema synon të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të paguajnë borxhet me këste të përballueshme.
Sipas kompanisë, familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë mund të paguajnë këste mujore duke filluar nga 1,200 lekë. Për klientët e tjerë familjarë, pagesa minimale mujore do të jetë 2,800 lekë.
Numri maksimal i kësteve mund të arrijë deri në 240, që do të thotë se detyrimet mund të shlyhen në një periudhë deri në 20 vite.