OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

2.

OSHEE Group ka prezantuar një skemë të re për lehtësimin e pagesës së detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Programi përfshin të gjitha faturat e papaguara të krijuara deri në fund të vitit 2024.

Skema parashikon pagesa me këste për të gjitha kategoritë e klientëve. Familjet në nevojë, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë mund të paguajnë këste mujore duke nisur nga 1,200 lekë.

Ndërkohë, klientët e tjerë familjarë do të kenë një këst minimal prej 2,800 lekësh në muaj. Detyrimet mund të shlyhen në një periudhë deri në 20 vjet, me maksimumi 240 këste.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim