OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e një skeme të re lehtësuese për qytetarët dhe bizneset me detyrime të prapambetura të energjisë elektrike. Skema përfshin të gjitha debitet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, klientët familjarë do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet përmes kësteve afatgjata. Për familjet në nevojë, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, pagesa mujore mund të nisë nga 1,200 lekë.

Ndërsa për klientët e tjerë familjarë, kësti minimal mujor fillon nga 2,800 lekë. Numri maksimal i kësteve mund të arrijë deri në 240, duke u dhënë mundësi qytetarëve që detyrimet t’i shlyejnë deri në 20 vite.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim