5.
Policia ka shpallur në kërkim Barush Bregun pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kiras në Shkodër. Ngjarja ndodhi kur një patrullë policie i bëri shenjë një automjeti të ndalonte për kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndjekjes nga policia, pasagjeri i mjetit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.