3.
Një incident me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër. Pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim Barush Bregun, i njohur edhe si Bajram Bregu.
Sipas informacioneve paraprake, një patrullë policie i ka bërë shenjë një automjeti të ndalonte. Gjatë ndjekjes, pasagjeri i mjetit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bregu njihet nga policia si person me precedentë penalë dhe është përmendur në disa hetime për ngjarje kriminale në Shkodër.