Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i iku policisë, qëlloi me armë gjatë ndjekjes

2.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Barush Bregun, i njohur edhe si Bajram Bregu, pas një incidenti me armë zjarri të regjistruar në lagjen Kiras. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

Sipas të dhënave paraprake, një patrullë policie i ka bërë shenjë një automjeti të ndalonte. Gjatë ndjekjes, pasagjeri i mjetit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar.

Bregu rezulton person me precedentë penalë dhe i njohur për policinë. Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim