Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i iku policisë, qëlloi me armë gjatë ndjekjes

Barush Bregu, i njohur edhe si Bajram Bregu, është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, ku një patrullë policie i ka bërë shenjë një automjeti të ndalonte.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndjekjes nga policia, pasagjeri i mjetit, Barush Bregu, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.

Bregu njihet nga autoritetet si person me precedentë penalë dhe është përmendur në disa dosje hetimore. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Shkodër.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim