5.
Aktori i “Portokallisë”, Visjan Ukcenaj, ka komentuar së fundmi sezonin e ri të spektaklit humoristik gjatë një interviste në emisionin “Ndyshe”.
Në këtë sezon të Portokalli ai imiton Armir Shahini, banor i Big Brother VIP Albania.
Duke folur për Mirin, aktori tha se ai është një nga djemtë me sensin më të mirë të humorit në jetën reale. Sipas tij, në Big Brother ai nuk ka arritur të tregojë mjaftueshëm anën e tij të humorit dhe të lojës.