3.
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ishte i ftuar në emisionin “Ndyshe”, ku foli për sezonin e ri të Portokalli dhe për personazhet që interpreton.
Në këtë sezon ai imiton Armir Shahini, i njohur si Miri në Big Brother VIP Albania. Sipas aktorit, ky personazh ka shumë potencial humoristik.
Ukcenaj theksoi se Miri është një djalë shumë pozitiv dhe me sens humori në jetën reale. Megjithatë, sipas tij, në Big Brother ai nuk ka arritur të tregojë plotësisht këtë anë të karakterit të tij.