2.
I ftuar në emisionin “Ndyshe”, aktori Visjan Ukcenaj foli për eksperiencën e tij në sezonin e ri të Portokalli. Ai u shpreh se programi ka nisur me energji shumë pozitive dhe me risi interesante.
Në këtë sezon, Ukcenaj imiton Armir Shahini, një nga banorët e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një personazh humoristik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Duke folur për Mirin, aktori tha se ai është një person shumë i këndshëm në jetën reale dhe me sens të madh humori, por sipas tij këtë anë nuk e ka shfaqur plotësisht brenda shtëpisë së Big Brother.