Rama: Ndaj Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion apo vjedhje
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku nuk është ngritur asnjë akuzë për korrupsion apo vjedhje.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste, Rama theksoi se çështja lidhet vetëm me dyshimin për shkelje të barazisë në tendera publikë.