4.
Mbrëmjen e 9 marsit një shtetas turk është plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut në Tiranë. Sipas policisë, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar në një lokal rreth orës 19:25. Pas ngjarjes ai është dërguar për trajtim në spital.
Autoritetet bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.