Plagosja me armë zjarri në Sauk, policia njoftim zyrtar

3.

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë. Një shtetas i huaj turk ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga policia, i plagosuri është shtetasi H. U., 39 vjeç. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri në një lokal rreth orës 19:25.

Fatmirësisht, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të identifikuar autorin dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim