2.
Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 9 marsit në zonën e Saukut, në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një lokal, ndërsa i plagosuri është paraqitur më pas në spital për mjekim.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin H. U., 39 vjeç. Ai dyshohet se është qëlluar rreth orës 19:25 dhe më pas është dërguar për trajtim në spital.
Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur një grup hetimor për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje.