Plagosja me armë zjarri në Sauk, policia njoftim zyrtar

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas policisë, një shtetas turk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar në një lokal në Sauk rreth orës 19:25. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia bën me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim