Ideologjia e regjimit kundër SHBA-së
Sipas ekspertëve të intervistuar nga Washington Post, udhëheqësit e establishmentit iranian janë të motivuar nga ideologjia dhe nga një qëndrim i fortë kundër ndikimit amerikan.
Analistja Holly Dagres theksoi se për udhëheqjen iraniane dorëzimi ndaj presionit të SHBA-së do të ishte në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar sistemi politik i Republikës Islamike.