Raportohet gjithashtu se nga shpërthimet është shkaktuar edhe rrjedhje e naftës në disa rrugë përreth zonës së goditur.
Sipas disa burimeve, një pjesë e naftës mund të ketë depërtuar edhe në sistemin e kanalizimeve të qytetit.
Kjo situatë ka bërë që flakët të përhapen përgjatë rrugëve në disa zona, duke krijuar skena të pazakonta ku automjetet kalonin mes zjarreve dhe tymit të dendur.
Ekspertët paralajmërojnë se tymi i krijuar nga djegia e sasive të mëdha të naftës mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin. Sipas tyre, ekziston rreziku që substancat toksike të çliruara në ajër të shkaktojnë edhe reshje të ashtuquajtura “shi toksik”.