Pas goditjes janë regjistruar shpërthime të forta që kanë shkaktuar zjarre masive dhe re të dendura tymi që u përhapën në një zonë të gjerë të qytetit.
Flakët janë parë nga kilometra larg, ndërsa qielli mbi Teheran u mbush me tym të zi.
Pamje të shumta që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë skena dramatike nga vendi i ngjarjes. Një re e madhe zjarri dhe tymi është ngritur në qiell, duke krijuar një formë që i ngjan – në një shkallë më të vogël – “kërpudhës” karakteristike të shpërthimeve të mëdha.
Video të filmuara nga drejtues automjetesh në rrugët kryesore të qytetit tregojnë flakë që ngrihen qindra metra në ajër dhe përhapen në një hapësirë të gjerë. Drita e zjarrit ndriçonte horizontin e kryeqytetit, ndërsa banorët shikonin nga larg zjarrin që përfshinte zonën industriale.