3.
Ish-ministri socialist Arben Malaj deklaroi se një ministër është parë duke zhvilluar një takim të fshehtë me disa të huaj. Sipas tij, takimi është zhvilluar para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Ai tha se takime të tilla mund të shërbejnë për të përcjellë mesazhe politike. Sipas Malajt, kompromisi në këtë rast mund të jetë masa e arrestit të shtëpisë dhe përballja me drejtësinë për të provuar pafajësinë.
Malaj shtoi se personat me të cilët është takuar ministri nuk ishin ambasadorë, por staf. Megjithatë ai nuk pranoi të përmendë emra, duke thënë se nuk merret me emra konkretë.