Gjatë asaj dite të gjurmimit të call center-ave gazetari kupton mjaft mirë se sa e madhe është kjo aferë kriminale, aq sa edhe policët që u thirrën për të ndërhyrë në zyrat e call center-it brenda një vile, u terhoqën duke mos pranuar të bashkëpunojnë.
Ndaj thuajse i dëshpëruar për mungesën e plotë të bashkëpunimit, kërkon të takojë kryeministrin Edi Rama, duke qëndruar për disa orë përpara zyrës së tij, por pa rezultat.
Në fund gazetari i Le Iene, i drejtohet me një thirrje publike kryeministrit:“zoti Rama, në emër të miqësisë që lidh dy vendet tona, a nuk mund të ndërhyni personalisht në mënyrë që nga Shqipëria të mos bëhen këto mashtrime në dëm të Italisë”? /Piranjat News