Aplikimet kufizohen sipas vendbanimit
Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me zonën ku kandidatët mund të aplikojnë për vend pune. Sipas udhëzimit të ri të Ministria e Arsimit, mësuesit do të mund të aplikojnë vetëm në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar që përputhet me vendbanimin e tyre të përhershëm.
Brenda këtij rajoni, kandidatët kanë të drejtë të përzgjedhin deri në tre Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar ku dëshirojnë të punojnë.