Ndryshojnë rregullat për punësimin e mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë”
Ministria e Arsimit ka miratuar ndryshime të reja ligjore që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si do të kryhet punësimi i mësuesve në arsimin parauniversitar. Përmes një udhëzimi të ri janë përcaktuar rregulla të reja për administrimin e portalit Mësues për Shqipërinë.
Dokumenti synon të rregullojë procesin e aplikimit dhe të sjellë më shumë organizim në shpërndarjen e mësuesve në sistemin arsimor.