Mentor Çuku është emëruar Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK thuhet se për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për funksionin.
Sipas BKH, të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë përgatitjeje profesionale, përvojë në fushën e hetimit dhe aftësi drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.
Mentor Çuku aktualisht ushtron detyrën e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka një përvojë të gjatë profesionale në hetimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e rënda.