“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi
Në përfundim të analizës së tij, gjenerali nënvizoi se situatat ndërkombëtare mund të ndryshojnë shumë shpejt. Për këtë arsye, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë rëndësinë e përgatitjes.
Ai tha se është e rëndësishme që familjet të kenë një rezervë minimale ushqimore dhe produkte bazë në shtëpi. Kjo mund të ndihmojë në përballimin e çdo situate të papritur.
Prenga theksoi se reagimi duhet të jetë i qetë dhe racional, duke shmangur panikun dhe duke u fokusuar tek masat parandaluese.