“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi
Gjenerali Ded Prenga u ndal edhe tek varësia e ekonomisë shqiptare nga tregjet e jashtme. Ai tha se vendi importon pjesën më të madhe të produkteve që konsumon çdo ditë.
Sipas tij, raporti mes eksporteve dhe importeve tregon qartë se Shqipëria prodhon shumë pak krahasuar me atë që konsumon. Kjo e bën vendin më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare.
Ai theksoi se në raste të tilla përgatitja e qytetarëve dhe menaxhimi i mirë i burimeve familjare janë shumë të rëndësishme.