“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi
Në intervistën e tij, gjenerali theksoi se zhvillimet në Lindjen e Mesme mund të kenë pasoja ekonomike edhe për vendet e vogla. Ai shpjegoi se rritja e çmimeve të energjisë dhe e transportit mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e produkteve.
Sipas tij, kjo situatë duhet të jetë një sinjal për qytetarët që të jenë më të përgatitur. Ai sugjeroi që familjet të kenë në shtëpi produkte bazë ushqimore që mund të përdoren në raste emergjence.
Prenga theksoi se këto masa nuk kanë të bëjnë me frikën, por me kujdesin dhe planifikimin për të përballuar çdo situatë të mundshme.