“Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali shqiptar: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi
Gjenerali Ded Prenga theksoi se përballë tensioneve ndërkombëtare qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të informuar. Ai tha se çdo familje duhet të mendojë për një minimum sigurie në furnizime për të shmangur vështirësitë në raste krizash.
Sipas tij, një nga rreziqet kryesore që mund të vijë nga konfliktet ndërkombëtare është rritja e çmimeve të produkteve dhe vështirësitë në transportin e mallrave. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregun vendas.
Prenga theksoi se përgatitja është një masë e mençur dhe nuk duhet parë si alarm. Ai shtoi se çdo qytetar duhet të mendojë për nevojat bazë të familjes në rast të një situate të paparashikuar.