Kompanitë low cost janë më të rrezikuara
Sipas analistëve, kompanitë low cost janë ndër më të ekspozuarat ndaj rritjes së çmimeve të karburantit. Modelet e tyre të biznesit bazohen në tarifa të ulëta dhe marzhe të vogla fitimi.
Kjo do të thotë se çdo rritje e kostove mund t’i detyrojë këto kompani të rishikojnë çmimet e biletave ose strategjitë e tyre financiare.