PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Partia Socialiste ka vendosur të mos japë aprovimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Vendimi u prezantua gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend.
Raporti i shumicës u paraqit nga Ulsi Manja, i cili deklaroi se nuk ka bazë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut në këtë fazë.