Deri në një sqarim zyrtar, ajo që dihet me siguri është vetëm një fakt:
një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar mungon papritur nga studioja e tij, ndërsa pyetjet për atë që po ndodh pas skenës po shtohen çdo ditë dhe hipoteza më e mundshme është arratisja e Sokol Ballës, duke mos pasur guximin të përballet me drejtësinë. Por pse vallë? Çfarë e frikëson kaq shumë gazetarin kurajoz që dënoncon dhe godet gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe duke bërë të fortin në ekran?/Newszone.al
Avokati Marash Logu ka bërë me dije se flitet nëpër koridoret e drejtësisë, se gazetari Kol Balla, ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, është arratisur nga Shqipëria pas thirrjes në SPAK pak ditë më parë.
‘Koli; gojët e liga po thonë që pas thirrjes në SPAK, je arratisur në drejtim të paditur. Por, unë nuk e besoj; ti nuk je nga ata që i bën bisht përgjegjësisë’, ironizon Logu në Facebook.