Nafta shkon në 184 lekë në Tiranë
Në kryeqytet, çmimi i naftës ka pësuar një rritje të lehtë brenda një dite. Nga 182 lekë për litër, çmimi ka shkuar në rreth 184 lekë.
Ndërkohë, benzina në disa pika karburanti po tregtohet rreth 185 lekë për litër, duke reflektuar të njëjtin trend rritës.