Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

1. Rama: Ka edhe demokratë që po i bashkohen mazhorancës

Në fillim të muajit shkurt, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u emërua kryeinspektor në qeverinë Rama 4, një vendim që solli shumë diskutime në skenën politike. Ky zhvillim u komentua gjerësisht, pasi Sula ka qenë për vite me radhë pjesë e opozitës.

Gjatë një takimi me banorët në Prrenjas, kryeministri Edi Rama ironizoi protestat e opozitës dhe deklaroi se nuk është vetëm Sula që është afruar me mazhorancën. Ai u shpreh se ka edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve që po zgjedhin të bashkëpunojnë me qeverinë.

“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim