Pamjet filmike zbulojnë lëvizjet e autorëve
Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës kanë ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Në to shihet automjeti tip “Toyota Yaris” ku ndodheshin autorët e dyshuar të atentatit.
Sipas hetimeve, makina ka lëvizur pak çaste përpara momentit të sulmit, pasi pranë zonës kishte kaluar një patrullë policie. Për këtë arsye autorët janë larguar për pak minuta.
Më pas ata janë rikthyer sërish në vendngjarje dhe kanë pritur momentin e duhur për të kryer atentatin ndaj Gentian Qarrit.