Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit në Vlorë
Operacioni i SPAK dhe i forcave speciale ka ardhur pas zbardhjes së vrasjes së Gentian Qarrit, e ndodhur në mbrëmjen e 6 shkurtit të vitit 2021 në qytetin e Vlorës. Hetimet kanë zbuluar detaje të reja për mënyrën se si u organizua atentati.
Sipas të dhënave të hetimit, autorët e kanë pritur viktimën për rreth 10 minuta pranë një gomisterie në zonë. Ata prisnin momentin kur Qarri të dilte nga ambientet dhe të drejtohej drejt një lokali aty pranë.
Kur objektivi u shfaq, autorët kanë vepruar menjëherë duke hapur zjarr ndaj tij nga një automjet.