RENEА dhe FNSH “rrethojnë” Vlorën, SPAK lëshon 7 urdhër-arreste
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion të gjerë, duke lëshuar shtatë urdhër-arreste për persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda. Aksioni është zhvilluar nga forcat speciale RENEA dhe FNSH.
Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë edhe Flodian Plaku dhe Ervis Matodoshaj. Operacioni vjen pas hetimeve të thelluara që lidhen me zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Disa nga të dyshuarit ndodhen jashtë Shqipërisë, ku dy prej tyre janë arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë.