“Babi shiti gjithçka që kishim”/ Rrëfimi i fortë i Malit në Big Brother: Nëna ka falur shumë, kur dëgjoja zhurma natën
Gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania 5”, Mali tregoi historinë e vështirë familjare që ka përjetuar që në fëmijëri. Ai kujtoi momentet kur në shtëpi kishte tension dhe zhurma gjatë natës që e zgjonin nga gjumi.
Këngëtari tha se babai kishte shitur gjithçka që familja kishte ndërtuar me mund dhe se kjo ishte një nga arsyet që çoi në ndarjen e prindërve të tij.