E bujshme! Krushku i Spiro Kolekës, dajës së Edi Ramës, merr postin e madh në shtet! Ja si u emërua duke vendosur…

Si e bëri ‘nul’ konkursin Albana Koçiu dhe njollat e zeza të banditit Simon Zereci, që e ndalojnë emërimin e tij…

Më 29 janar 2026, komisioni i ministrisë së Brendshme, intervistoi 8 kandidatët për Drejtor të Gardës, ndërkohë që para intervistimit, u ishte verifikuar figura dhe aftësitë profesionale.

Më 4 shkurt 2026, ministrja Albana Koçiu, u dërgoi kandidatëve këtë njoftim elektronik: – “Ju informojmë se, pas përfundimit të fazave të parashikuara të verifikimit e vlerësimit të kandidaturave për postin e Drejtorit të Gardës, procedura nuk është finalizuar me fitues”.

Sipas ligjit, në rastet kur nuk ka fitues, gara përsëritet me kandidatë të tjerë; por e vërteta është se nga 8 kandidatura, vetëm Simon Zereci nuk plotësonte asnjë nga kriteret, sidomos të integritetit sipas ligjit të dekriminalizimit, moshës, aftësive drejtuese, arsimimit dhe certifikatës së besueshmërisë.

Por Simon Zereci ishte paracaktuar nga Edi Rama, për t’u emëruar në krye të Gardës, prandaj ministrja Albana Koçiu bëri ‘nul’ konkursin, ngaqë ai nuk plotësoi kriteret, por duhej emëruar.

Heshturazi e pa rihapur garën, ajo ka emëruar 63-vjeçarin Simos Zereci, atë që nuk plotëson kushtet ligjore për Komandant Garde e madje as për oficer i thjeshtë.

Por ai plotëson kushtin, që është në lidhje krushqie me familjen e kryeministit Edi Rama; konkretisht, motra e krye-gardistit Simon Zereci është martuar me djalin e Spiro Kolekës.

Skema e mashtrimit, falsifikimit e klientelizmit që zbatoi ministrja Albana Koçiu me konkursin farsë për Komandat Garde; ka lidhje me këto fakte:

– Komandatit të ri të Gardës Simon Zereci, i është refuzuar Certifikata e Sigurisë kur emërua zv/drejtor, por edhe në muajin qershor 2025 pasi u komandua Drejtor i Gardës, me prova për mungesë integriteti, mos besimi, lidhje me krimin dhe vjedhje pajisjesh luftarake të Gardës.

– Kunati i djalit të Spiro Kolekës, është emëruar Drejtor Garde, pa kaluar në proces Vettingu.

– Simon Zereci, u emërua Drejtor Garde, tani që është 63 vjeç; megjithëse sipas ligjit prag-mosha për pension pleqerie e lejon të qëndrojë vetëm 2 vite në detyrë, nga 5 vite që është mandati.

Disa njolla penale të Drejtorit të Gardës, Simon Zereci, i skualifikuar dhe emëruar pa garë

Në Ligjin nr. 33, datë 14 mars 2021, thuhet: Drejtorit të Gardës, para emërimit i duhet kaluar në skaner figura dhe aktiviteti, nga dita e parë e punës në Gardë e jashtë stukturave të saj.

– Sipas të dhënave, Simon Zereci, rezulton me dosje penale për dhunë barbare pa asnjë motiv, grabitje sendesh personale si dhe pengmarrje të qytetarit Iris Peti; kryer më 22 prill 2022 , kur ishte Komandant Grupi në Njësinë Speciale.

– Në dosjen e Simon Zerecit gjatë shërbimit në Gardë, janë skeduar 8 raste dhune fizike, ndërsa në AMP ka një dosje me abuzime të tjera gjatë detyrës e jashtë saj.

– Sipas raporteve të SHISH, Anti-Krimit e Drejtorisë së Infomacionit të Klasifikuar, Simon Zereci ka fshehur dhe transportuar persona në kërkim me makinat e Gardës, ndërsa makina kriminelësh i ka pajisur me logo të institucionit.

– Në muajin maj 2023, nga inventari i Njësisë Speciale të Gardës u zhdukën 4 pistoleta, ndërsa gjurmët e hetimit, çuan te koloneli Simon Zereci, por përsëri, ai i shpëtoi përballjes më ligjin, ndërsa fakti penal është në dosjen e tij në Gardë e AMP.

– Emri i Simon Zerecit, ka dalë në lidhje me (vetë)vrasjen brenda territorit të Gardës, të shoferit të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatnir Xhafaj.

– Emri i Simon Zerecit, ka dalë i lidhur me aktivitetin kriminal, të 6 gardistëve e ish-gardistëve të arrestuar, dënuar e përjashtuar për trafik armësh, droge dhe kontrabandë.

– Është përjashtuar nga strukturat e Gardës, për lidhje me aktivitetet kriminale, por me dokumente false, u rikthye në Gardë më 2013-ën, pas ardhjes në pushtet, të nipit të Krushkut.

– Ka fshehur të vërtetën e plagosjes me armë zjarri, për shkaqe të përfshirjes në konflikte, kur ishte Zv/komandant i Kompanisë Operative të Gardës.

– Gjatë 8 muajve drejtor i komanduar i Gardës, Simon Zereci ka punësuar persona me precedentë penal e dokumenta shkollore false, dosje të përgatitura nga bashkëshortja e tij Albana Bogdan, nëpunëse në Sektorin e Burimeve Njerëzore, po në Gardë.

Edhe një verifikim i duhet bërë kryegardistit Simon Zereci: – Me çfarë punësh është marrë deri në tetor 2013, kur ishte i përjashtuar nga Garda?; sepse ka deklaruar “i papunë”./Pamfleti

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim