Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin me molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës gjatë protestës së të shtunës së opozitës, ku rezultoi se ndodheshin edhe artistë të huaj.
“Qendër kulturore vila e Enver hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar për vlerat e njeriut, për 40 mijë të internuar, e 120 mijë të persekutuar. Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Ramës, që e adhuron Hoxhën, mund ta bënte.
Ai mund të ishte muze u torturave çnjerëzore të diktaturës. Prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua, se nuk dua të krijoj shqetësime. Unë e mora vesh se është qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Se çfarë qendre kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit e Edi Rama. Duhet qendër e antikulturës”, tha Berisha.